Aktori me origjinë shqiptare dhe shumë i famshëm në Turqi, Can Yaman është ndër më të komentuarit në media për jetën e tij private. Ndonëse ai përpiqet ta ruajë larg syrit të publikut, paparacët nuk e lënë të qetë.

Së fundmi Yaman është fotografuar në shoqërinë e një bruneje në një makinë.

Ndonëse fytyra e saj nuk është bërë publike, mediat turke shkruajnë se Yaman shoqërohej nga një vajzë shumë bukuroshe. Dyshja u larguan bashkë me një makinë ndërsa aktori u vendos në siklet kur pa paparacët.

"Jepi gaz", i ka thënë Yaman shoferit të makinës.







