Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po numërohen votat e fundit. Një garë e fortë mes presidentit në detyrë Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden.
Deri në këto momente kryeson Biden me 220 vota në Kolegjin Elektoral ndërsa Trump ka 213.

Për tu zgjedhur President njëri nga kandidatët duhet të marrë 270 vota.
Megjithatë mbeten ende edhe shumë vota për tu numëruar, por edhe shumë vota të dërguara me postë që ende nuk janë përfshirë.

