Nga Shqipëria / E Martë 3 Nëntor 2020, 23:11

E fundit/ Blendi Klosi rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klosi përmes një statusi në Facebook. Klosi shkruan se ka nisur trajtimin dhe karantinimin dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë masat e rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.