Nga Shqipëria / E Martë 3 Nëntor 2020, 19:07

Rikthehet në ekran Klea Huta, moderatorja mahnit me pamjen në spektaklin e sotëm

Mbrëmjen e sotme, moderatorja Klea Huta rikthehet pas kaq shumë kohësh në ekran. Klea do të moderojë spektaklin "Këngë moj", që do të transmetohet në orën 21:00 në Vizion e ku do të jenë pjesëmarrës këngëtarë të mirënjohur shqiptarë.

Emocionet e kësaj nate, Klea i ka ndarë me ndjekësit në Instagram duke i kërkuar t'i falin dashuri. 

Në natën e parë të spektaklit, moderatorja do të shfaqet me një veshje të zezë, shumë elegante dhe me një pamje që na la gojë hapur.