Nga Shqipëria / E Martë 3 Nëntor 2020, 18:06

Video që përloti Turqinë: Momentet e shpëtimit të 4-vjeçares, çfarë i tha vogëlushja heroit të saj

Mediat turke raportuan se 91 orë pas tërmetit, skuadrat e kërkim-shpëtimit nxorrën të gjallë nga rrënojat një 4-vjeçare të quajtur Ayda Gezgin.

Ajo ndodhej prej orësh në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve në “Rıza Bey” në Izmir. Presidenti i Ekip shpëtimit, Cem Erdogan bëri që vajza e vogël të fliste, ndërsa e mbante fort dorën e saj dhe e përkëdhelte. 

Dialogu mes Aydas dhe heroit të saj në rrënoja:

Cem Erdogan: Ne të duam shumë, në rregull? Shpirt im! Je shumë e bukur, mos ki frikë vajza ime e bukur. E mësove emrin tim?

Ayda: Po

Cem Erdogan: Si e kisha emrin?

Ayda: Xhem

Cem ErdoÄ?an: Shiko, të gjithë janë këtu. Babai po të pret. Mbaj dorën time. Jam këtu me ty. Do jem gjithmonë pranë teje. 

Ndërkohë pak orë më parë, skuadrat e shpëtimit kanë gjetur edhe trupin e pajetë të nënës së Aydas, Fidan Gezgin.

Babai i vogëlushes dhe vëllai i saj kanë shpëtuar pasi nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur ra tërmeti.