Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 3 nëntor 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 5 persona si pasojë e koronavirusit Covid-19.
Viktimat janë një 54-vjeçar nga Korça, një 64-vjeçar nga Librazhdi, një 64-vjecar dhe dy 66-vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 381 të infektuar nga 1684 testime ditore që janë kryer.
Rastet pozitive të konfirmuara janë 125 në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.
Ndërkohë, në spital janë të shtruar dhe po marrin trajtim mjekësor 336 pacientë të cilët janë të infektuar me Covid-19.
Në 24 orë janë të shëruar 106 pacientë, duke e çuar në total këtë numër në 11.473. Ndërkohë, numri i rasteve aktive në vend janë 9899.

