Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij, Doruntina Miroci është njëra nga tre policët me origjinë shqiptare që mbrëmë në Vjenë luftuan me terroristët.
Cufaj shprehet krenar për mbesën, e cila mbrëmë u përball me terroristët në sulmin ku mbetën të vrarë 4 persona.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar Cufaj në Twitter.

