Viktimë e sulmit terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e djeshme ka mbetur edhe një djalë i ri shqiptar. "News33.tv" ka mësuar se ai quhet Nexhip Vrenezi, 20 vjeç dhe është nga Veleshta e Strugës.
Dyshohet se 20 vjeçari ka ndëruar jetë pasi është qëlluar nga ana e terroristëve në momentin kur ka dal për të pirë një cigare.

Lajmin e kanë konfirmuar dhe të njohur të viktimës, të cilët kanë postuar në rrjetet sociale fotografinë e djalit që humbi jetën dhe kanë bërë dhe dedikimet prekëse.
Kujtojmë mediat në Austri kanë raportuar edhe për dy shqiptarë të tjerë të vdekur.

