Nga Shqipëria / E Martë 3 Nëntor 2020, 13:01

E tmerrshme/ Gjendet e vdekur nëna e 4-vjeçares që u shpëtua pas tërmetit

Mediat turke raportuan se 91 orë pas tërmetit, skuadrat e kërkim-shpëtimit nxorrën të gjallë nga rrënojat një 4-vjeçare të quajtur Ayda Gezgin.

Gjëja e parë që tha Ayda kur u shpëtua ishte: “Ku është babi?”

Ndërkohë pak orë më parë, skuadrat e shpëtimit kanë gjetur edhe trupin e pajetë të nënës së Aydas, Fidan Gezgin.

Babai i vogëlushes dhe vëllai i saj kanë shpëtuar pasi nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur ra tërmeti.