Nga Shqipëria / E Hënë 2 Nëntor 2020, 18:06

E papritur: Aktori i njohur zbulon lidhjen me Gabriel Garkon: Ishim të dashur për 4 muaj

Pak kohë më parë aktori i njohur italian, Gabriel Garko deklaroi se është homoseksual. Deklarata e tij shkaktoi bujë të madhe në media dhe te publiku.

Së fundmi, aktori Gabriel Rossi ka zbuluar se ka qenë në një lidhje me Garkon për katër muaj. Ai ka rrëfyer për "Non è la d'Urso" se marrëdhënia e tyre ka zgjatur sa xhirimet e një filmi.

"Unë dhe Gabriel ishim të dashur për 4 muaj. Ai ishte me një tjetër në periudhën që ne ishim në lidhje bashkë. Marrëdhënia jonë zgjati sa xhirimet e një filmi.

10 vite pas asaj lidhje ne ishim zyrtarisht bashkë. Në 2017-tën u takuam sërish dhe u përpoqëm të ishim bashkë si të dashur. Kërkesa ime për Gabriel ishte që unë kurrë nuk do të tërhiqem dhe se doja të jetoja seksualitetin tim lirshëm me miqtë e mi. Kështu që ne gjetëm një kompromis për të jetuar si miq pa gënjeshtra", është shprehur aktori.