Siç tashmë dihet, maska është e detyrueshme dhe në ambientet e jashtme, përndryshe qytetarët do të gjobiten. Së fundmi është publikuar udhëzimi se si paguhet gjoba për mos-mbajtjen e maskës.
Policia e shtetit dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes se gjobës tek OSHEE, dokument që duhet të përmbajë të dhëna të sakta dhe ID të kartës së personit të gjobitur si edhe adresën e banimit të tij.
Për ata që nuk kanë një kontratë me OSHEE, gjoba e vendosur i kalon sërish policisë së shtetit ose bashkiake.
Gjoba duhet të paguhet në të njëjtin moment kur shlyhet detyrimi i energjisë elektrike, në të kundërt ajo shkon me kamatëvonesat përkatëse në përputhje me kontratën e energjisë elektrike të miratuar nga enti rregullator i energjisë.
Burimi: "Abc News"


