Gjatë 24 orëve të fundit 9 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 527 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 44-vjeçar, një 70-vjeçar, një 71-vjeçar, një 78-vjeçar dhe dy qytetare 84-vjeçare nga Tirana, 67 vjeçar nga Mallakastra, një 74-vjeçar dhe 82-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa të shtruar në spital që po marrin trajtim janë 328 pacientë.
