Nga Shqipëria / E Hënë 2 Nëntor 2020, 16:04

E fundit/ 173 vetëm në Tiranë, ja sa raste me Covid u shënuan gjithsej

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1446 të dyshuar për Koronavirus dhe janë konfirmuar 321 raste pozitive.

Rastet pozitive të konfirmuara janë 173 në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa të shtruar në spital që po marrin trajtim janë 328 pacientë