Legjenda e Romës, Francesco Totti ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mediat italiane bëjnë të ditur se Totti ka kryer testin pas shfaqjes së disa simptomave të virusit dhe pas përgjigjeve është vërtetuar parashikimi i tij dhe i mjekëve.
Totti kishte ethe dhe ndihej i dobët fizikisht. Pavarësisht gjendjes së tij jo të mirë, ai nuk është shtruar në spital, por është izoluar në shtëpi.

Bashkëshortja e ish-lojtarit, Ilary Blasi, doli gjithashtu pozitive, ndonëse është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në fillim të muajit, Totti humbi të atin, në moshën 76-vjeçare për shkak të Covid-19.

