Nga Shqipëria / E Hënë 2 Nëntor 2020, 15:03

Infektohet me koronavirus legjenda e Romës, Francesco Totti dhe bashkëshortja e tij

Legjenda e Romës, Francesco Totti ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mediat italiane bëjnë të ditur se Totti ka kryer testin pas shfaqjes së disa simptomave të virusit dhe pas përgjigjeve është vërtetuar parashikimi i tij dhe i mjekëve.

Totti kishte ethe dhe ndihej i dobët fizikisht. Pavarësisht gjendjes së tij jo të mirë, ai nuk është shtruar në spital, por është izoluar në shtëpi. 

Bashkëshortja e ish-lojtarit, Ilary Blasi, doli gjithashtu pozitive, ndonëse është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në fillim të muajit, Totti humbi të atin, në moshën 76-vjeçare për shkak të Covid-19.