Për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike, Selaniku dhe Serres-i në Greqi do të mbyllen duke nisur nga nesër. Dalja nga shtëpia do të lejohet vetëm me anë të një autorizimi me SMS dhe kryesisht vetëm për arsye sigurie.
Shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 21.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Të dy zonat futen në “zonën gri”, veçmas nga zonat e mbikëqyrjes dhe alarmit.
Në dy njësitë rajonale, përveç hotelierisë dhe shitjes me pakicë, vetëm shkollat dhe marketet, pikat e karburantit dhe farmacitë do të jenë të hapura. Gjithashtu nuk do të ketë fluturime të brendshme apo ndërkombëtare në aeroportin “Macedonia”.
Masat hyjnë nesër në fuqi dhe do të vazhdojë për 14 ditë.
Shkollat e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të hapura, me masat e mbrojtjes në fuqi që nga fillimi i vitit shkollor.
Burimi: abcnews
