Nga Shqipëria / E Hënë 2 Nëntor 2020, 14:02

Studimi i fundit: 20% e punëtorëve në markete kanë Covid dhe shumica janë asimptomatik

Sipas studimit të fundit, punonjësit në markete janë në një rrezik serioz ndaj Covidit pasi ata duhet të ndërveprojnë me klientët. Këta punonjës padashur bëhen një burim transmetimi i Covid-19 dhe shumica janë asimptomatikë.

Sipas studimit, 20% e 104 punëtorëve të testuar në një dyqan në Boston kishin dalë pozitiv. Punëtorët që merreshin me klientë kishin pesë herë më shumë gjasa të dilnin pozitivë sesa kolegët në pozicione të tjera.

Tre në katër nga ata që testuan pozitivisht nuk kishin simptoma.

"U habitëm kur pamë se kishte kaq shumë njerëz që ishin asimptomatikë", tha Dr.Justin Yang, profesor asistent në Universitetin e Mjekësisë në Boston. "Kjo është padyshim shumë alarmante pasi do të thotë që punonjësit e dyqaneve ushqimore janë të ekspozuar ndaj klientëve dhe shërbejnë si ndërmjetës për virusin", tha ai.

Punonjësit që u bënë pjesë e studimit ishin përpjekur të merrnin masa paraprake. 91% mbanin maskë dhe 77% e mbanin maskën â??â??edhe jashtë punës. Megjithatë, vetëm rreth 66% thanë se ishin në gjendje të praktikonin distancimin social në punë.

Burimi: CNN