Nga Shqipëria / E Hënë 2 Nëntor 2020, 13:01

E dhimbshme/ Viola Spiro humb njeriun më të shtrenjtë nga koronavirusi

Prezantuesja bukuroshe Viola Spiro po kalon ditë të vështirë. "Abcnews.al" ka mësuar se Viola ka humbur të atin sëfundmi, i cili ka qenë duke u kuruar nga koronavirusi në Turqi.

Rodolf Spiro ndërroi jetë dy ditë më parë në Turqi në moshën 63 vjeçare, ndërsa varrimi bëhet sot në orën 15:00.

Ai jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ndërsa sëfundmi ishte transferuar në atdhe. 63-vjeçari kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Burimi: abcnews.al