Nga Shqipëria / E Hënë 2 Nëntor 2020, 09:09

Lot dhe emocione: 3-vjeçarja nxirret nga rrënojat pas 65 orësh

Një vogëlushe 3-vjeçare, Elif Perinçek është shpëtuar rreth 65 orë pas tërmetit në Izmir të Turqisë. Vogëlushja po qëndronte nën rrënojat e apartamentit DoÄ?anlar në rajonin Bayraklı.

Ajo u nxorr nga forcat e shpëtimit me duartrokitje dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt spitalit.

“Jam shumë e lumtur. Allahu ju shpërbleftë. U bashkuam me Elifin, gjithashtu me të do të bashkohen edhe nëna dhe vëllezërit/motrat”, u shpreh gjyshja e Elifit.

Nëna e vogëlushes kishte mbetur gjithashtu nën rrënoja, por u nxorr një ditë pas tërmetit së bashku me 4 fëmijët e saj të tjerë. 

Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet GüllüoÄ?lu në një postim nga llogaria në Twitter shkroi: “Të falënderojmë mijëra herë o Allah. E shpëtuam të gjallë nga apartamenti DoÄ?anlar edhe vogëlushen Elif”.