Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Luana Vjollca mori të gjithë vëmendjen në programin "Shiko kush luan". Ajo u shfaq e veshur dhe e lyer njëjtë si këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez.

Për këtë look, Luana shpenzoi plot 10.650 euro, përfshirë fustani dhe këpucët. Me paraqitjen e saj, moderatorja ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave të huaja. Një revistë në Azerbajxhan i ka kushtuar një artikull maskimit të saj për "Halloween".

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Luana, me anë të një postimi në Instastory. "Magazinë e cilit shtet është kjo dhe çfarë kanë shkruar?", ka shkruar ajo e suprizuar krahas artikullit.

Ndërkohë, revista në fjalë mes të tjerash ka shkruar: “Fotografia e modeles me një fustan jeshil Versace tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë, përpara Luanës, këngëtarja me famë boëtrore Jennifer Lopez veshi për herë të parë fustanin ikonë Versace në vitin 2000 për çmimet Grammy."





