Nga Shqipëria / E Diel 1 Nëntor 2020, 19:07

Qytetarja shpërthen në lot para kamerave: Kam nënën me Covid te Infektivi, asnjë shërbim nuk kanë

Rastet e infektuara me Koronavirus janë shtuar ndjeshëm përgjatë ditëve të fundit. Mjë zonjë ka treguar mes lotësh për "Abc News" se nëna e saj është në gjendje të rëndë te Infektivi.

Ajo ka rrëfyer se e ëma është e paralizuar dhe me kancer. Zonja është shprehur e penduar që e ka dërguar te spitali "Infektivi", dhe askush nuk i jep asnjë informacion prej ditësh.

“Kam nënën në gradë të fundit, këtu nuk të lënë as të hysh as ta shikosh. Ajo është me sëmundje të tjera por rroftë sebepi dhe ja ngjitën Covid tani. Jam bërë pishman që e solla këtu, e që nuk e mbajta në shtëpinë time ti dilte shpirti. Fillimisht ishte tek urgjenca për 4 ditë, ishte me temperaturë dhe kishte oksigjenin e ulët, pastaj i bënë tamponin dhe thanë se është më Covid.

Ajo ishte me kancer, është edhe e paralizuar, këta ja kanë ngjitur kot. Kot e solla, ta kisha çuar në shtëpinë time.

Më mori doktoresha tani dhe më tha që është shumë rëndë, po pres të më marri prapë. Katër ditë e mbajtën te urgjenca, i bënin vetëm një serum, asnjë shërbim tjetër, gënjejnë të gjithë, asgjë nuk kanë”, ka treguar ajo për "Abc News".