Nga Shqipëria / E Diel 1 Nëntor 2020, 17:05

Rrënqethi Kuvendin me fjalimin e saj 3 vite më parë, Gerta Loku kandidon në zgjedhjet e 25 prillit

Tre vite më parë, e reja nga Mirdita, Gerta Loku mbajti një fjalim emocionues në Parlament. Me lot në sy, ajo bëri thirrje që t'i kushtohet më shumë vëmendje fshatit, pasi sipas saj, pa fshatin nuk mund të ketë jetë as në qytet.

Fjalimi i saj i rrënqethi të gjithë të pranishmit, të cilët nuk reshtën së duartrokituri. (Lexo këtu) Së fundmi, Gerta ka vendosur që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë.
Mos harroni për asnjë moment se jeni
JU motivi dhe forca ime!
Me konsideratë,
Gerta", ka njoftuar Gerta.