Nga Shqipëria / E Diel 1 Nëntor 2020, 16:04

300 të ftuar, zbulohen detajet nga dasma e Fjolla Morinës me biznesmenin

Pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina mori një propozim për martesë nga partneri, biznesmeni Fisnik Syla. Ajo publikoi në Instastory foto të një buqete të madhe me trëndafila dhe unazën me diamant.

Dyshja janë në prag të martesës dhe përgatitjet kanë filluar. "Panorama" ka zbuluar detaje nga dasma e tyre, e cila pritet të ketë 300 të ftuar.

Mes të ftuarve do të jenë dhe personazhe VIP, politikanë, biznesmenë dhe këngëtarë. Dasma e Fjollës dhe Sylës do të mbahet në Prishtinë, mirëpo data nuk dihet ende.