Këngëtari shumë i pëlqyer nga publiku, Blero dhe partnerja e tij Afrona kanë kaluar një vit të vështirë pasi për shkak të pandemisë ata u detyruan të qëndronin larg njëri-tjetrit, Blero në Kosovë e Afrona në Zvicër.

Çifti kishte menduar që të jetonin së bashku në Kosovë, por së fundmi Blero ka treguar se planet e tij dhe të Afronës kanë ndryshuar.

"Prive.al" bën të ditur se çifti ka menduar që të blejë një shtëpi në Zvicër dhe të zhvendosen atje.

Jeta e tyre do të ndahet mes këtyre dy vendeve, por që pjesa më e madhe e kohës së tyre do i përkas Zvicrës. Aktualisht, Blero ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ata do të shikojnë shtëpinë e tyre të ardhshme.
Burimi: Prive.al



