Nga Shqipëria / E Diel 1 Nëntor 2020, 16:04

Lei Kraja rrëfen dramën e jetës: Prindërit m’u divorcuan, kalova në depresion…

Moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja ishte e ftuar sot në rubrikën "N’Fermë", në "E Diell". Gjatë rubrikës, Lei rrëfeu momentin e ndarjes së prindërve, një periudhë ishte shumë e vështirë për të. Lei tregoi se kaloi në gjendje depresive dhe nisi të binte nga mësimet.

Moderatorja dha edhe një mesazh duke i bërë thirrje çdo personi se nëse nuk ndihen mirë me martesën e tyre, mos të kenë frikë nga divorci.

“U divorcuan prindërit, kam qenë shumë e vogël, kam qenë 14 vjeçe dhe ka qenë periudhë shumë e vështirë. Thjesht nuk kishte paqe në shtëpi, është normale kur ndahen dy njerëz. Tani janë mirë, por atëherë u mërzita shumë. U mërzita, më dukej si fundi i botës. Qaja çdo ditë isha në depresion, nuk haja mirë, isha me lëkundje në mësime. Unë qëndrova në Shkodër rreth një vit, ajo është arsyeja se përse e kam qejf Shqipërinë. Jam shumë e lumtur që u ndanë fëmijët, sepse asnjë martesë nuk duhet shtyrë për shkak të opinionit, e palumtur e për shkak të paragjykimeve të njerëzve. Kur shoh çifte shqiptar për gjynah. Kur m’u ndanë prindërit mamaja punonte më shumë, shtatë ditë në javë. U mundonte të ishte sa më e pranishme, na ka munguar afrimiteti, edhe pse ajo mundohej, ose do të punosh ose do të qëndrosh në shtëpi. Unë do të bëja më shumë biseda me prindërit e mi, do të isha më e afërt”, tha Lei.