Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi Covid-19 në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 9 persona kanë humbur jetën dhe 293 pacientë po marrin trajtim në spitale.
Ndërsa numri i infektimeve ditore ka shkuar në 327, sërish një shifër rekord.
