Nga Shqipëria / E Diel 1 Nëntor 2020, 16:04

Shënohet numri më i lartë i viktimave nga Covid në vend, ja sa raste u zbuluan 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi Covid-19 në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 9 persona kanë humbur jetën dhe 293 pacientë po marrin trajtim në spitale.

Ndërsa numri i infektimeve ditore ka shkuar në 327, sërish një shifër rekord.