Nga Shqipëria / E Diel 1 Nëntor 2020, 15:03

E fundit/ Koço Devole futet në intubim, aktori në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Aktori i mirënjohur, regjisori dhe skenaristi, Koço Devole prej 10 ditësh është infektuar me koronavirus. "CNA.al" ka mësuar se gjendja shëndetësore e aktorit 77-vjeçar është rënduar dhe mbrëmjen e djeshme është futur në intubim. Sipas burimeve zyrtare nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet tejet e rënduar.

Gjithashtu bëhet me dije se Koço Devole vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, të cilat e bëjnë edhe më shqetësuese situatën.

Koço Devole është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar dhe ndër personalitetet më të njohura të humorit. Devole është edhe karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.