Në puntatën më të fundit të "Shiko Kush LUAN", një nga të ftuarat ishte këngëtarja e mirënjohur për publikun Maya. Një nga sfidat që morën pjesë të gjithë ishte loja “Ndaje ose zhyt duart në…”.

Pyetja që iu drejtua Majas kishte të bënte me faktin se përpos që është një këngëtare shumë e mirë, ajo është edhe një mama dhe bashkëshorte shumë e përkushtuar, por kur ka ndodhur zënka apo sherri i fundit me bashkëshortin e saj.

Maya me sportivitetin që e karakterizon si personazh u shpreh se zënka e fundit ka ndodhur përpara 24 orëve. E kur u pyet se cila ishte arsyeja,kjo e fundit duke qeshur u përgjigj: “Po punë femrash o vlla..”




