Përsëritet historia në spitalin "Shefqet Ndroqi". Një tjetër pacient me koronavirus i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e spitalit. "Abcnews.al" mëson se pacienti quhet Preng Gjonaj, 52 Gjonaj, me origjinë nga Tropoja dhe ndodhej i shtruar tek “Shefqet Ndroqi” prej gjashtë ditësh.
Mësohet po ashtu se 52-vjeçari ndodhej në katin e katërt të spitalit, në gjendje të rënduar dhe është hedhur nga dritarja e dhomës së tij.
Ditëve të fundit, Gjonaj ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
