Nga Shqipëria / E Diel 1 Nëntor 2020, 00:12

'Hajde në shtëpi tani se ngela pa bukë', këngëtaren shqiptare e merr i dashuri nga skena mes emisionit

Puntata e sotme e “Shiko Kush LUAN”, u mbyll me një të papritur. Pasi Luana shpalli fituese skuadrën e kuqe, pjesë e të cilës ishte edhe këngëtarja e njohur Rina Balaj, i dashuri i kësaj të fundit, Sinboy u fut në skenë. 

Reperi me famë në Greqi dhe në Shqipëri, përshëndeti të gjithë dhe tha me shaka: "Hajde të ikim në shtëpi tani se u bë vonë, ngela pa bukë!".

Para se të largoheshin nga skena, SinBoy i dhuroi një puthje Rinës dhe tha se ajo ka fituar 2 herë, lojën dhe zemrën e tij.