Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 23:11

I thanë të gjitha: Vëllezërit Veshaj i zbulojnë njëri-tjetrit herën e tyre të parë

Vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donaldi ishin të ftuar mbrëmjen e sotme “Shiko Kush LUAN”. Donaldi konfirmoi lidhjen me Borën dhe përmes lojrave të ndryshme, dy vëllezërit na zbuluan shumë për veten. 

Një nga sfidat e binjakëve ishte loja e telepatisë ku ata u vendosën përballë, por pa e parë njëri-tjetrin dhe duhet t'i përgjigjeshin pyetjeve pikante.

“Sa vjeç ka qenë Romeo/Donaldi në herën e tij të parë?”, ishte një nga pyetjet. Romeo zbuloi se Donaldi ishte 14 vjeç në herën e tij të parë ndërsa Donaldi tregoi se me Romeon lëviz 6 muaj. Loja vazhdoi me nota humori dhe me përgjigje të papritura.