Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 20:08

Ndahet nga jeta aktori i serialit 'Kujdes nga engjëlli'

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e artit në Meksikë. Aktori shumë i njohur nga rolet e tij në telenovela, Ricardo Blume është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare.

Aktori është shumë i njohur në Shqipëri pasi ka luajtur në telenovelat "Maria e lagjes", "E padjallëzuara", "Plagët e dashurisë", "Kujdes nga engjelli", etj.

Blume ishte aktiv në televizion deri para 5 vitesh. Deri më tani nuk janë zbuluar detaje të tjera nga vdekja e aktorit, por mediat e huaja shkruajnë se ai vuante nga pneumonia.

Lajmi i ndarjes nga jeta të aktorit ka trishtuar shumë adhurues të telenovelave të tij dhe aktorë të njohur kanë shprehur ngushëllimet përmes rrjeteve sociale.