Tërmeti tragjik në Izmir i ka marrë jetën një gruaje shqiptare. Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo deklaron për Abc News se viktima është një grua me origjinë nga Kosova. Viktima është Nazmiye DoÄ?rayan 62-vjeç.
Ndërkohë djali i saj 28-vjeç, Maliku Tahirler është në gjendje të rëndë në spital, raporton për Abc News një student shqiptar në Izmir.
Nënë e bir u zunë poshtë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Izmirin.
Familja me origjinë nga Kosova kishin emigruar nga Prishtina në Izmir që prej vitit 1956.

Gazetari Sokol Brahaj i tha Abcnews.al se nënën dhe djalin i zunë rrënojat poshtë në apartamentin ku banonin në Izmir, ndërsa vetëm 28-vjeçari arriti që të shpëtonte.
“Ishin thirrjet për ndihmë të djalit nën rrënoja që çuan në lokalizimin nga autoritetet e kërkim shpëtimit duke i nxjerrë. Djali nuk mund të lëvizte, pasi i kishte rënë një kolonë mbi këmbë. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj duke e shpëtuar, ndërsa vetë ndërroi jetë” tha ai.
