Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 17:05

Rrënqethëse/ Tërmeti u mori jetën, dy të rinjtë e dashuruar u gjetën të përqafuar

Tërmeti i rënë dje në Egje duke lëkundur një pjesë të mirë të zonës përreth shkaktoi viktima e të plagosur. Mediat greke raportuan se dy të rinj ishin gjetur pajetë nën rrënojat e një ndërtese në Samos të Greqisë.

Viktimat ishin një 15 vjeçare dhe një 17 vjeçar, të cilët po ktheheshin nga shkolla kur u zunë nga muri që u shemb gjatë tërmetit teksa ata po kalonin në një rrugicë.

Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë e dashuruar u gjetën të përqafuar poshtë rrënojave.

Babai i 17-vjeçarit tha se u shqetësua kur i biri nuk po i përgjigjej në telefon. "E kuptova që diçka nuk ishte në rregull kur djali nuk mu përgjigj në telefon. Djali im ishte shumë i lumtur me Claire. Ata u ndanë nga kjo botë të përqafuar. Ai e përqafoi atë edhe në momentin e fundit të jetës", u shpreh babai i 17-vjeçarit.