Gjatë 24 orëve të fundit 7 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 509 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Aktualisht në dy spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 301 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 11,189.
