Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 16:04

A do t'i rikthemi karantinës? Eugena Tomini tregon si do të veprohet me shtimin e rasteve me Covid-19

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka dhënë një intervistë për "News 24", ku ka folur rreth situatës së Koronavirusit në vendin tonë.

Ajo u shpreh se kthimi në karantinë mbetet opsioni i fundit. Fillimisht do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera, për ta shmangur karantinën.

“Karantina dha efekte shëndetësore, psikologjike, ekonomike. Mbetet një opsion i fundit. Do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera më parë, dhe në fund do të shihet. Do të shihet ezaurimi i spitaleve dhe rritja e numrit, të cilët do të na detyrojnë për hapa të mëtejshëm”, është shprehur Tomini.