Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 16:04

E fundit/ 241 raste të reja me Covid në vend

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 31 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend nga 1260 testime janë konfirmuar 241 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë.

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.