Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 16:04

'Je shumë e bukur', 15-vjeçarja tregon si e ngacmonte 51-vjeçari në Fier

Këtë të shtunë një 51-vjeçar në Fier u arrestua nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Gazetarja Valbona Davidhi ka raportuar për "Abc News" se vajza e mitur i ka treguar fillimisht të emës për ngacmimin e 51-vjeçarit.

Mësohet se ai e ka përshëndetur vajzën me frazat "Je shumë e bukur, je shumë e këndshme", për të kaluar më pas në atë që ajo e quajti kallëzim seksual. 

Burimi: "Abc News"