Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 15:03

Shifër rekord të infektuarish në Kosovë/ 514 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një rekord i rasteve të reja me Koronavirus. Nga 1750 të dyshuar janë konfirmuar 514 të infektuar.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj.

Po gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, duke e çuar në 681 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.