Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 14:02

E rëndë në Fier/ Ngacmoi seksualisht 15-vjeçare, arrestohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

"Abcnews.al" ka mësuar se vajza e mitur dhe autori janë fqinj me njëri-tjetrin.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 15 vjeçe", thuhet në njoftimin e policisë.