Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 11:11

Lajmi i ëmbël: Modelja e njohur shtatzënë për herë të parë

Modelja e njohur amerikane Karlie Kloss është shtatzënë. 28-vjeçarja është në pritje të fëmijës së parë me Joshua Kushner.

Lajmin e kanë konfirmuar burime për "People", sipas të cilëve modelja është shumë e lumtur që do të bëhet nënë.

“Karlie është shumë e lumtur që do të presë fëmijë e saj në 2021-shin. Ajo do të jetë një nënë e mrekullueshme”, është shprehur burimi. Çifti ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike në lidhje me lajmin e ëmbël.