Nga Shqipëria / E Premte 30 Tetor 2020, 22:10

Turqi/ Nxirret e gjallë nga rrënojat, momenti prekës kur vajza përqafon babain

Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një godine në Turqi, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi sot Izmirin. Pas shpëtimit të saj, vajza ka përqafuar të atin që e priste me ankth.

Video prekëse po bën xhiron e rrjetit teksa vajza duket në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ndihmohet nga ekipet e shpëtimit, ndërsa sheh e hutuar njerëzit përreth.

Kujtojmë se të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitutë 6.6 të shkallës Rihter në Turqi ndërsa 607 të tjerë kanë mbetur të plagosur.