Nga Shqipëria / E Premte 30 Tetor 2020, 19:07

Fjorela largohet nga 'Përputhen' dhe zbulon arsyen e vendimit të papritur

Konkurrentja e "Përputhen", Fjorela Peto ka deklaruar në puntatën e sotme largimin nga programi. Fjorela tregoi se ka nisur një njohje të re jashtë emisionit dhe dëshiron t'i qëndrojë besnike, duke mos vazhduar më takimet me djemtë konkurrentë.

"Nuk më duket më me vend qendrimi im këtu sepse i bie të bëja lojë të pisët. Mendjen e kam tek njohja jashtë sesa tek djemtë këtu", tha Fjorela.

Bukuroshja brune tregoi se ajo dhe djali në fjalë janë njohur nga shoqëria e përbashkët dhe kanë pasur dy takime.