Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7 të shkallës Rihter goditi këtë të premte Izmirin, Turqi. Lëkundjet e tokës shkatërruan të paktën 20 pallate të lartë në qytetin ku jetojnë më shumë se 4 milionë banorë.
Sizmologu Llambro Duni për "Euronews" tha se tërmeti ishte tejet i fortë dhe u regjistrua edhe nga Qendra Shqiptare e Monitorimit të Aktivitetit Sizmik. Ai u shpreh se do të ketë pasgoditje më të vogla.
I pyetur nëse lëkundjet në Egje mund të nxisin lëkundje edhe në vendin tonë, Duni tha se zona në fjalë është e veçuar nga njësia sizmike e Adriatikut ku është pozicionuar vendi ynë.
"Jo! Kjo është një njësi tektonike e veçuar, pllaka e Egjeut vepron më vete dhe nuk ka lidhje me pjesën tjetër të Adriatikut ku është pozicionuar dhe vendi ynë, dhe padyshim nuk ka të bëjë me të", tha Duni.
“Tërmeti ka rënë në zonën e Egjeut, që njihet si strukturë tektonike, e cila është e rrethuar nga epiqendra tërmetesh të f orta. Edhe Instituti ynë e ka regjistruar dhe ka bërë vlerësimet e veta. Ishte tërmet shumë i f ortë dhe për shkak të thellësisë relativisht të vogël [të epiqendrës] efekti në sipërfaqe i kësaj ngjarjeje është shumë i madh dhe raportimet e para flasin për diçka të tillë për energji shumë të madhe të çliruar. Për sa i përket cunamit, në Mesdhe ka pasur raste dhe ka mundësi për c unami, por personalisht mendoj se nuk do të ketë në këtë rast sepse lëkundjet kanë ndodhur pranë kontinentit, ndaj mendoj se thjesht do të ketë dallgë jo të konsiderueshme", tha sizmologu për "Euronews".
