Nga Shqipëria / E Premte 30 Tetor 2020, 17:05

Po ktheheshin nga shkolla, tërmeti i merr jetën dy të rinjve në Greqi

Tërmeti i rënë këtë të premte në Egje duke lëkundur një pjesë të mirë të zonës përreth ka shkaktuar deri më tani 8 viktima. 6 prej tyre janë në Izmir të Turqisë. Së fundmi mediat greke raportojnë për gjetjen e dy të rinjve nën rrënojat e një ndërtese në Samos të Greqisë.

Media greke “Kathimerini” raporton se një 15 vjeçar dhe një 17 vjeçar u gjetën pa jetë poshtë murit të një ndërtese.

Ngjarja tragjike ndodhi kur dy të rinjtë po ktheheshin nga shkolla dhe muri i katit të parë të ndërtesës u shemb.