Nga Shqipëria / E Premte 30 Tetor 2020, 17:05

Video që po bën xhiron e rrjetit: I riu filmon gjithçka nga tërmeti në Turqi

Banorët e qytetit Izmir në Turqi përjetuan momente tragjike këtë të premte. Qyteti u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 të shkallës Rihter. L%kundjet shkatërruan të paktën 20 pallate, ndërsa për shifra viktimash nuk dihet ende, por pritet që numri i tyre të jetë i lartë.

Një video e publikuar nga një i ri po bën xhiron e rrjetit. I riu po filmonte teksa luante në kompjuter. Në momentet kur lëkundjet kanë filluar, ai filloi të bërtiste i frikësuar dhe doli nga dhoma.