Nga Shqipëria / E Premte 30 Tetor 2020, 16:04

E frikshme/ Momenti kur rrëzohet pallati pas tërmetit në Turqi

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7 të shkallës Rihter goditi këtë të premte Izmirin, Turqi. Lëkundjet e tokës shkatërruan të paktën 20 pallate të lartë.

Video e momentit kur një pallat rrëzohet pas tërmetit shkatërrimtar po bën xhiron e rrjetit. 

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.

Banorët e Izmirit kanë dalë rrugëve të tmerruar nga lëkundjet e fuqishme sa shkaktuan edhe një cunami të lehtë në zonat bregdetare.