Nga Shqipëria / E Premte 30 Tetor 2020, 16:04

Shkon në 502 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, 3 humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 502 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana dhe një 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.