Pak ditë më parë u bë e ditur se futbollisti Cristiano Ronaldo është infektuar nga Koronavirusi. Ai ka rezultuar pozitiv në tre teste, mirëpo është shprehur se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ronaldo është izoluar në shtëpi dhe gjatë kësaj periudhe nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale. Me anë të një fotoje të publikuar së fundmi në Instagram, futbollisti i ka habitur të gjithë me pamjen e tij.

Ai shihet me flokët e qethura zero (një look që e tregoi pak ditë më parë) dhe më i dobët se zakonisht. Mediat e huaja kanë aluduar se ndryshimi i tij mund të ketë lidhje me pasojat e Covid-19.




